Gjumi është shumë i rëndësishëm për rikthimin e energjisë,rritjen dhe zhvillimin. Ka gjithnjë e më shumë prova se gjumi i pamjaftueshëm, ose me cilësi të dobët, mund të ndikojë negativisht në sjelljen, të mësuarit, shëndetin, mirëqenien dhe peshën e fëmijëve.

Sa orë gjumë ka nevojë fëmija juaj në 1 ditë

Tabela më poshtë tregon orët totale të rekomanduara të gjumit (përfshirë edhe dremitjen) në ditë për fëmijët nga lindja deri në 5 vjeç. Disa fëmijë natyrshëm flenë pak më pak ose më shumë se koha e rekomanduar, kështu që këto orare ‘mund të jenë të përshtatshme’.