Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar propozimin e prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj, Musli Rexhepi i cili akuzohej se “tentoi ta sulmonte fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj”, gjatë një mbledhje në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Në të vërtetë gjyshi vetëm kërkoj që të hapeshin shkollat dhe kishte debate, shtyrje ndaj plakut afër 80 vjecar, shkruan MekuliPress.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, avokati Tomë Gashi, i cili tha se është liruar Rexhepi nga “propozimi i prokurorit Blerim Igrishta për caktim të paraburgimit REFUZOHET”.

https://www.facebook.com/tome.gashi.1/posts/5338568629552159

Ja postimi i tij:

Zotni Musli Rexhepi LIROHET
Propozimi i prokurorit Blerim Igrishta per caktim te paraburgimit REFUZOHET
Po si mundet te arsyetohet ndalimi i gjyshit me vendim te prokurorit per 48 ore ?
Shkollat duhet te hapen !
VETINGU DUHET TE MBAHET!