Lajmi është konfirmuar edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Gjatë kohës së luftë, Ibishi ishte epror në Zonën Operative të Llapit.

Në një reagim të tij, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, tha se Ibishi ashtu si të gjithë të ftuarit tjerë do të dalin faqebardhë.

“Sapo mora lajmin se Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për bashkëluftëtarin Nuredin Ibishi – Leka, i cili gjatë kohës së luftës ishte epror në Zonën Operative të Llapit. Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, tha ai.