Ambasada ruse në SHBA ka deklaruar se çdo hamendësim për krijimin e një lloj Gjyqi të Nurembergut për ushtarët rusë është false dhe e papranueshme.

Ne mendojmë se çdo spekullim rreth organizimit të një “gjyqi të ri të Nurembergut” kundër ushtarëve rusë si gjoja përgjegjësi për krime në Ukrainë janë të papranueshme, shkruan ambadada.

Sipas selisë diplomatike ruse, perëndimi ka shfrytëzuar lirinë e shtypit, të fjalës, si pretekst për të minuar rezolutën e OKB-së kundër glorifikimit të nazizmit duke promovuar përshkallëzimin e formave moderne të racizmit.

Ambasada cilëson se shoqëria civile aktualisht nën kontroll të plotë të klasës sunduese po ndihmon në përhapjen e lajmeve të rreme si përdorimi i bombave thërmuese në Kharkov.

Tema në fjalë është delikate dhe vendos Rusinë në një pozicion për të cilin nuk ka qenë as në luftën e Çeçenisë, kjo edhe për shkak të faktit se Ukraina implikon interesa shumë të mëdha në Europë.