Google u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të shfletuesit të saj Chrome, që të përditësojnë atë menjëherë. Kjo për shkak të lëshimeve të sigurisë, të zbuluara së fundi në Chrome.

Google sot ka lansuar versionin e ri të Chrome-it (78.0.3904.87) për Windows, Mac e Linux. Ky version rregullon dobësitë e versionit të kaluar, me të cilat sulmuesit mund të merrnin nën kontroll sistemet e prekura. Agjencia e Sigurisë Kibernetike e Infrastukturës (CISA) e SHBA-së ka inkurajuar përdoruesit e administratorët që të marrin përditësimin urgjent të Chromit.