Gratë e Lëvizjes Vetëvendosje, vishen me të bardha në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ato gjatë verifikimit të deputetëve të legjislaturës së VIII-të, kanë shfrytëzuar rastin që ta bëjnë një fotografi me bluza të bardha përballë foltores së Kuvendit.

Aty shihen, Vjosa Osmani që përfaqëson listën “Guxo”, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi në listën e VV-së, e po ashtu edhe deputetet e LVV-së, si Saranda Bogujevci, Rozeta Hajdari, Adriana Matoshi, Fjolla Ujkani, Mimoza Kusari-lila, Jeta Statovci…

Sot, pak para fillimit të seancës, shumica e deputeteve të VV-së, kanë shkruar në Facebook: Ditë e bardhë.

Pas pak pritet të zgjedhet kryetari i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, që është Glauk Konjufca, teksa pasdite pritet të formohet edhe qeveria e re, Kurti II.