Nga Enerida Toska
Duhet të merret mësim nga disa femra. Më bëjnë përshtypje disa gra me durimin e artë që kanë, më të cilin arrijnë të mbulojnë çdo pla-gë, çdo dhimbje, dhe çdo formë dhu-ne.
Nuk shprehen, nuk flasin, janë të ngurta kundrejt çdo lloj prov-okimi që mund t’u bëhet në familje apo në shoqëri dhe me sjelljen e tyre fisnike dallojnë nga pjesa dërmuese e grave që pikëllohen për gjënë më të vogël.
Njoh nga ato që janë abu-zuar fizikisht e se-ks-ualisht nga meshkujt, por nuk flasin kurrë për gjërat që kanë kaluar. Janë disa të tjera që durojnë një bashkshort jo të rregullt se bashku me familjen e tij. Ka dhe gra që nuk flasin kur u jepet mundësia të tregojnë të vërtetën e pse nuk e bëjnë këtë e dimë të gjithë.
Por kemi harruar një kategori femrash pa përmendur.
Janë ato femra që nuk e pranojnë të quhen të dhu-nuara dhe për hir të këtij mendimi mohojnë gjithçka. Mund t’i quash diktatoret e vetes por ja që ekzistojnë dhe të tilla që sakri-fikojnë veten për të krijuar imazhin e një familje të lumtur dhe pa probleme. E menduar në mënyrë racionale e kupton pse e bëjnë gjithë këtë.
Do theksoja dhe që shoqëria e bast-ardon imazhin e një “gruaje të dhu-nuar” dhe kështu e shfuqizon atë nga shumë aspekte duke e parashtruar si të dobët e të paaftë, kur vetë shoqëria është fajtore për indiferentizmin e treguar kundrejt këtyre fenomeneve.
Po ashtu po kjo shoqëri që ngrihet vetëm në ditën e dhu-nës ndaj grave dhe e luf-ton dhu-nën ndaj tyre duke bërë vrap e duke veshur bluzë me ngjyrën personifikuese të gjinisë femërore, po kjo shoqëri që pranon rryma të reja floreshente, po kjo shoqëri e dhu-non më shumë se çdo gjë tjetër e shformon imazhin e gruas.
Këto gra që heshtin e kanë një arsye. E rrespektojnë aq shumë veten sepse e njohin shoqërinë “që proteston” për to. Nuk ia lejojnë shoqërisë luksin t’ua bëjë jetën “gazetë” apo kronike e rradhës për t’u lexuar. Pranojnë me dhimbje dhe shpresojnë për ndryshim të situatës ku ndodhen dhe refuzojnë poshtërimin që mund t’u japë një shoqëri e tërë.
Kjo po e vr-et shoqërinë tonë sot. Këto lajme frymëzuese për burrat e sëpa-tave, levave, thi-kave, pis-toletave, etj, etj. Të bësh lajm jetën private të dikujt duke dhënë informacione sfumuese e depresive, duke e përshkruar me imtësi sikur të ishin prova për prokurorinë… Ju lutem, mjaft i bëtë share