Faik Konica ishte intelektual i papërsëritshëm shqiptar, dëshmi janë edhe thëniet e mëposhtme, që u mblodhën, u përkthyen dhe u përgatitën për botim nga Fotaq Andrea.
1. Njeriu fillimisht i sheh gjërat ashtu siç janë, dhe më pas u jep pamjen e asaj çka ai do dëshironte të ishin (Albania 4, 1906).
2. Të verbrit do të mbeten të verbër in sœcula sœculorum (gjer në fund të botës); edhe sikur t’u shtini perona në sy, ata prapë nuk do shohin kurrgjë. (Albania 1, 1897).
3. Grekët kanë një armë të frikshme: pabesinë (Albania 2, 1897).
4. E vërteta nuk ka nevojë për stil gjarpërues e të yndyrshëm të shkrimeve akademike. (Albania 2, 1897).
5. Ka qenie tek të cilat ndjenja e humorit nuk e ka forcën e duhur (Albania 2, 1897).
6. Fisnikëria dhe thjeshtësia mund të jenë cilësi kudo gjetkë, kurse në poezi janë antipasta të dëmshme. Çka i kërkohet poetit, poetit të vërtetë, është të shkaktojë një dridhmë të re, të flasë një gjuhë që të tjerë nuk e kanë folur, të ngacmojë ndijime që të tjerë nuk i kanë. (Albania 2, 1897).
7. Bijtë e shqipes nuk merren vesh me bijtë e gjarprit (Albania 2, 1897).
8. Gazetarët janë njerëz spiritualë dhe të dashur (Albania 5, 1897).