Qeveria norvegjeze urdhëron dhe ndërprenë grevën e mësuesve

Ministrja e Punës Marte Mjøs Persen (Ap) informoj se Qeveria do të bëjë një propozim për një bord të detyrueshëm pagash.

– Kjo grevë ka pasoja të rënda sociale dhe ne ndihemi të detyruar të ndërhyjmë. Greva ka pasoja të rënda për arsimin e shumë nxënësve, tha Mjøs Persen. Studentët janë veçanërisht të prekur nga greva.

Ministrja norvegjeze thotë se qeveria ka marrë një sërë raportesh shqetësuese nga administratorët shtetërorë dhe komunat.

– Shëndeti mendor është pjesë e këtij vlerësimi të përgjithshëm, sepse shkolla është një mjedis i rëndësishëm për nxënësit dhe studentët ku ata takohen, shihen dhe bashkëbisedojnë, thotë Mjøs Persen për VG, përcjellë MekuliPress.com

Kujtojmë lexuesit e MekuliPress se Qeveria norvegjeze mund të ndërhyjë me një bord të detyrueshëm pagash kur ata besojnë se greva çon në rrezik për jetën dhe shëndetin, ose ka pasoja të rënda sociale.