Arta Dehari, gruaja e të ndjerit Astrit Dehari, sot në një konferencë, bashkë me familjen e tij ka folur për rastin sa ishte në burg bashkëshorti i saj.

Arta Dehari ka treguar se cili ishte shqetësimi më i madh i Astritit sapo qëndronte në qendrën e paraburgimit në Prizren.

‘’Shqetësimin e ka pasë tek Kumanova. Po më cojnë atje, të mos shkojnë nana e babi atje, le të rrijnë këtu në Prishtinë. E ka përdor një kod, fletoja, që ka qenë kod për veturën.
Shqetësimin e ka pasë atje, që po dojnë me transferu prej burgut të Prizrenit, në atë Kumanovës’’, ka thënë Arta.

Tutje ajo thekson se janë shqetësuar me publikimin nëpër media të pjesëve të ditarit të Astrit Deharit.

‘’Nuk e di kah po dalin shkrimet e ditarit të Astritit, kur ne se kemi pasë asnjë copëz të letrës. Është shqetësuse për neve si familje që po publikohet nga mediat’’