Në orët e pasdites të së dielës Policia e Kosovës ka arrestuar një grua nga fshati Neredime e Ferizajt.

Kjo pasi që e dyshuara në këtë rast, ka sulmuar fizikisht burrin e saj. Siç njofton policia ajo me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa më shumë detaje nuk janë bërë të ditura.