Forca dhe këmbëngulja e grave është shkruar përgjatë gjithë historisë së botës, por rasti i Bertha Woods, një amerikaneje nga Bolton Lancashire, është vërtet unik.

Ajo botoi një libër në moshën 100- vjeçare, bazuar mbi shënimet e shumta që kish mbajtur gjatë jetës. Për këtë, ajo hyri në librin e rekordeve “Guiness”, ai autorja më e vjetër e një libri në botë. Woods lindi në vitin 1905 dhe u nda nga jeta në vitin 2006, rreth një vit pas botimit të librit “Fresh Air and Fun”.