Albayrak u arrestua në shtëpinë e tij në Londër dy javë pasi dërgoi kërcënimet e tij. Apple hetoi pretendimin e tij por nuk gjeti asnjë provë se sistemet e kompanisë janë kompromentuar.
Një 22 vjeçar pranoi fajësinë përballë trupit gjykues për shantazhimin e Apple me prentendimin se kishte akses në miliona llogari iCloud.
Kerem Albayrak nga Londra Veriore, kërcënoi kompaninë të fshinte 319 milionë llogari iCloud nëse Apple nuk i jepte karta dhuratë në iTunes me vlerë 100,000 dollarë.
Por një hetim gjeti se Albayrak nuk kishte kompromentuar asnjë sistem të Apple. Ai u dënua me 2 vite burg në mungesë dhe të bëjë 300 orë punë pa pagesë. Në Mars të 2017-ës, Albayrak i dërgoi një e-mail ekipit të sigurisë së Apple duke thënë se kishte thyer miliona llogari në iCloud.
Ai postoi një video në YouTube që gjoja tregonte Albayrak duke aksesuar disa llogari në iCloud. Ai kërcënoi të shiste informacionin dhe të shkatërronte databazën nëse nuk merrte 75,000 dollarë në kriptomonedha ose 100,000 dollarë karta iTunes.
Albayrak u arrestua në shtëpinë e tij në Londër dy javë pasi dërgoi kërcënimet e tij. Apple hetoi pretendimin e tij por nuk gjeti asnjë provë se sistemet e kompanisë janë kompromentuar.
Duke provuar fatin e tij, Albayrak kishte arritur të hynte në disa llogari që kishin të njëjtin emër përdoruesi dhe fjalëkalim.