Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka sqaruar dhe ka ilustruar shkarkimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe zhvillimet e dëmshme në këtë Agjenci.

“Unë mendoj që ato që janë privatizuar jo në bazë të ligjit, duhet t’i kthehen qytetarit”, tha ai në Kanal 10.

Ai tha se privatizimi ka qenë kanceri i shoqërisë tonë. Abazi argumenton se, pasuria e Kosovës ishte në duart e vetëm disa njerëzve.