Shumë njerëz  i vënë si qëllim vetes humbjen e peshës për vitin që do vijë. Por, natën përpara, me shumë mundësi do të hanë çfarë të duan, e sidomos ato ushqime që mendohet të sjellin fat të mirë.

Në Spanjë, për shembull, në mesnatën e ndërrimit të viteve, njerëzit konsumojnë 12 kokrra rrush. Çdo kokërr simbolizon fatin e mirë për çdo muaj të vitit të ardhshëm, por vetëm për ata përsona që mund t’i hanë të gjitha para se të kalojë mesnata.

Më poshtë janë disa tradita që ekzistojnë në vende të ndryshme të botës.

Armeni

Në Armeni është traditë bërja e  një ëmbëlsire që quhet gata. Është shumë e shijshme dhe e bën Natën e Vitit të Ri ekstra të ëmbël.

Estoni

Në Estoni,  nuk ka rëndësi se çfarë ha një person, e rëndësishme është të hanë sa më shumë. Estonianët mundohen të hanë shtatë, nëntë apo 12 ushqime atë natë. Nëse e bëjnë këtë, atëherë do të thotë që do kenë ushqim të bollshëm vitin që vjen.

Gjermani

Gjermanët hanë petulla me reçel Natën e Vitit të Ri. Por disa nga petullat e shërbyera mund të mbushen me mustardë në vend të reçelit. Nëse dikush kafshon petullën me mustardë në vend të atyre me rreçel, atëherë ai person do të ketë fat të keq për vitin që vjen.

Filipine

Në Filipine, makaronat e gjata simbolizojnë jetën e gjatë dhe frutat e rrumbullakëta, shëndetin e mirë. Për këtë arsye në qendrën të tavolinës së Natës së Vitit të Ri në Filipine, ka gjithmonë makarona të gjata me një frut të rrumbullakët, që zakonisht është rrush apo portokall. Gjithashtu është zakon të hahen 12 copa frutash, një për çdo muajit të vitit që po vjen.