Sot zyrtarisht është bërë rihapja e pikës kufitare në Vërmicë. Ekipet e Policisë së Kosovës dhe ato të Doganës janë duke realizuar në përpikëri hapjen e kësaj pike kufitare.

Tashmë qytetarët do të mund të kalojnë përmes kësaj pike kufitare, që artificialisht i ndanë por edhe i lidhë shqiptarët me shqiptarët, pra Kosovën me Shqipërinë

Përmes pamjeve të tanishme vërehet se ka mjaftë qarkullim, teksa duhet përkujtuar që vendimi për hapjen e pikave kufitare u morë në mbledhjen e  mbrëmshme që pati Qeveria në detyrë.

Pikat kufitare të cilat janë rihapur sot janë: Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinje.

Vendimi për mbylljen e kufijve ishte vendosur nga autoritetet e Kosovës më 13 mars të këtij viti në kuadër të shumë masave parandaluese të mundësisë së përhapjes së COVID-19.