Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovë për heqjen e kufizimit të mallrat e importuar nga Serbia.

Nëpërmjet një raagimi në X, Rode tha se vendimi shënon “hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s”.

Postimi:

E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallrat që vijnë nga Serbia. Ky shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do ta mbështesim Kosovën për të siguruar që nevojat e saj të sigurisë të plotësohen dhe të monitorojmë proceset në pikën kufitare.