Raportohet se një akt vandal ka ndodhur dje në Ambasadën e Shqipërisë në Serbi.

Burime të sigurta të “Indeksonline”, brenda diplomacisë së Tiranës, kanë bërë të ditur se dy bomba janë hedhur dhe më pas shpërthyer në objektin e ambasadës në Beograd.

Konkretisht, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:40.

Përpos dëmeve materiale, për fat të mirë nuk ka lëndime në njerëz.