Përgatituni që të habiteni teksa do të lexoni se sa shumë kg mund të humbasë një person, nëse e vendos këtë gjë si qëllim në vetvete.

Mund të diskutojmë sa të duam gjithë ditën, ama pamja e jashtme ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë ne. Sado të na bindin që rëndësi kanë karakteri dhe vlerat tona të brendshme, sërish pamja e jashtme ka rëndësinë e vet.

Duke luftuar mbipeshën dhe pasiguritë që në moshë të re, Sam Rouen nga Sydney Australia ishte vazhdimisht i pakënaqur me peshën e tij.

Momenti kur ai vendosi të binte në peshë ishte në moshën 19-vjeçare, kur u peshua dhe pa se kishte shkuar 144 kg. Kjo gjë e motivoi atë të regjistrohej për të konkurruar në “The Biggest Loser”, një shfaqje ku garuesit mbipeshë konkurrojnë për të humbur përqindjen më të lartë të peshës trupore për një çmim në para.

Pavarësisht gjithë dyshimeve, Rouen ia doli mbanë të bëhej fituesi më i ri i shfaqjes. Fitorja ishte një lojë ndryshuese për të. “Unë i dëshmova vetes se mund të bëja atë që kisha menduar.”

Mirëpo Rouen nuk ishte gati të qëndronte thjesht si një statistikë. Mbi 10 vjet më vonë, ai jo vetëm që ka mbajtur peshën, por gjithashtu ka arritur suksese të reja. Ai po habit gjithë ata që e njohin. Ka krijuar një fizik mjaft të mirë dhe është bërë zjarrfikës, madje u shfaq dy herë në kalendarin vjetor të zjarrfikësve të kompanisë së tij.

“Njëmbëdhjetë vjet më parë nga sot, unë qëndrova në një skenë dhe kuptova se isha zotuar për diçka. Ishte një nga herët e para në jetën time që e ndava mendjen për diçka, dhashë gjithçka dhe arrita atë që doja. Edhe sot më pëlqen të vrapoj dhe të stërvitem me vëllain tim. Luaj pak sport për të qëndruar në formë dhe gjithashtu stërvitem në palestër”. Sam Rouen

Rouen shpreson që triumfi i tij personal të frymëzojë të tjerët të arrijnë atë çfarë dëshirojnë. Shpresoj që të gjithë të kenë mundësi të reflektojnë mbi veten e tyre dhe të kuptojnë se sa të mahnitshëm janë, çfarë mund të arrijnë dhe sa vlejnë.

Kjo është një histori suksesi se si një person ka arritur të bjerë kaq shumë në peshë. Edhe ju, nëse vuani nga i njëjti problem, mos e mendoni të paarritshme rënien në peshë. Është plotësisht e arritshme, nëse e ndani mendjen dhe ruani një regjim të rreptë dietetik. Mund t’ia dilni.