Tregim rrënqethës nga lufta në Kosovë:

“Ky është qeni im besnik, i cili gjatë luftës më ka shpëtuar jetën nga ushtarët-paramilitarët serbë.

Edhe pse tri herë ishte plagosur duke u ballafaquar me çetniket serbë, nuk arrita t’a mirrja me veti që të shërohej. Nuk kisha forcë ta barti në krah, dhe posa u largoheshim nja përafërsisht 500m nga shtëpia, ai prap më ikte, ashtu me plagë, dhe kthehej në shtëpi.
Vetëm dy ditë para se të hynte KFOR-i e vranë serbët qenin tim besnik në dhomë të shtëpisë, sepse nuk i lejonte serbët të hynin e e të dilnin brenda.

Pra, ky ishte qeni im i dashur, Deltari Ilir, ma besnik se unë, i cili e dha jetën e tij për të mbrojtur shtëpinë dhe vendin ku ishte ushqyer e rritur për disa vite!”, përfindon përjetimin e dhimbshëm Malsor Grajqevci.