Sebastian Zonja
Në vitin 533, Berati emërtohet Pulheropolis. Emri i qytetit lidhet me emrin e Pulherias, bashkëpunëtore (motra e perandorit) në fronin bizantin, në vitet 450-453.
Pagëzimi me emrin e një perandori, që në latinisht ka kuptimin “i pasur, i shkëlqyer, i fortë”, tregon, padyshim, për një lulëzim ekonomik në shek e V.
Me këtë emër Berati do të quhej deri në shek IX kur pushtohet nga bullgarët. Veçoria kryesore e administrimit bullgar ishte shndërrimi i emrave të vendeve, nga emrat e vjetër latinë në emra sllavë.
Pas pushtimit bullgar, Berati u quajt Belgrad – Qytet i Bardhë.
Trajta Berat e emrit mendohet si variant shqip i emrit Belgrad, por ekziston edhe një arsyetim tjetër, sipas të cilit emri shpjegohet në një ferman osman (Berat), që në osmanisht do të thotë “Imunitet, Privilegj”.
Vlen të theksohet se të parët që morën pozitat më të larta në Perandorinë Osmane, duke i hapur rrugën shumë shqiptarëve të tjerë në administratën e lartë Osmane, ishin Qyprilinjtë e Beratit. Një nga familjet më të pasura dhe të pushtetshme në shekullin XVI.