Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se platforma për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë nga qeveria e Kosovës, është vetëm 40 rreshta. Ai ka thënë se ai program mund të jetë i barabartë me ndonjë seminar të shkruar nga ndonjë nxënës i shkollës së mesme.

“Ajo çka më ka shqetësuar kur e kam parë programin e qeverisë për dialogun, është se i ka vetëm 40 rreshta. Në ato 40 rreshta thuhet dicka e cila mund të jetë e barabartë me një seminar që mund ta shkruajë një nxënës i shkollës së mesme.”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj, në emisionin Imazh në RTK, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta sjellë një platform të mirëfilltë për dialog, se çka pret prej tij.

Deputeti i PDK-së, tutje ka thënë se ish-qeveria e Albin Kurtit ishte qeveri pa kokë, dhe ishte e dëmshme, derisa qeveria e Avdullah Hotit, nuk ka plan të qartë.

“Qeveria e kaluar e Kurtit ka qenë qeveri pa kokë dhe e dëshme për vendin. Qeveria Hoti, është më shumë pa gjak she pa një plan të qatrë, por të presim dhe të shohim”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj, tutje ka thënë se është fat i keq që në Kosovë brenda 6 muajve janë ndërruar tri qeveri e tre kryeministra.

“Është fat i keq që në Kosovë brenda 6 muajve kemi ndërruar tri qeveri, kjo tregon që partitë tjera politike nuk mund të ofrojnë parashikueshmër,i siguri e stabilitet për qytetarët. “, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se adresë e përgjegjësisë së të gjitha këtyre zhvillimeve politike, janë këto parti politike.