Familjet që kanë humbur njerëzit e tyre në tërmetin e 26 nëntorit gjithashtu do tu akordohet direkt një përkrahje financiare prej 1 milionë lekësh të reja për cdo familje dhe përballimin e shpenzimeve të varrimit.
Përkrahjen prej 1 milionë lekësh të reja do ta marrin dhe dy familjet e Shemsedin dhe Isa Abazi, dy vëllezër nga Gjilani që humbën jetën nga tërmeti.
Kryeministri Rama e beri te ditur kete ne mbledhjen e sotme te qeverise
“Ka të bëjë me akordimin direkt të një përkrahjeje financiare prej 1 milionë lekësh të reja prë cdo familje dhe përballimin e shpenzimeve të varrimit. Secila prej familjeve të vëllezërve Abazi nga Kosova do të marrin të njëjtën përkrahje financiare prej 1 milionë lekësh të reja nga ky vendim.”