Dr. Hysamedin Feraj për shqiptarët e Maqedonisë:

Opsione për shqiptarët në MV:

1. Marrin pjesë në qeveri
Për me marrë pjesë i formulojnë kërkesat kombëtare, i përfshijnë në kontratën për koalicion si dhe në programin e qeverisë. Më pas zgjedhin ministritë dhe institucionet e tjerë me ndikim për formulimin e politikave dhe saktësisht ata që ndërlidhen me realizimin e tyre.
Mangësia e këtij opsioni është sigurimi i vazhdimit të politikës, të gjendjes dhe të rezultateve të deritashëm.

2. Nuk marrin pjesë në qeveri:
LSDMJ mbase duhet të bëj koalicion me VMRO (ose të shkoj në zgjedhje të reja);
Me këtë krijohet një qeveri homogjene etnike sllave përballë një opozite homogjene etnike shqiptare. Ndarja e tillë shpreh realitetin politik më të vërtetë, më të thellë, dhe më të rëndësishmin të RMV.
Opsioni i dytë nxjerr në botë ekzistencën e shqiptarëve dhe krijon një situatë të ngjashme me gjendjen në fillim të viteve ’90 ndërmjet shqiptarëve e serbëve, domethënë ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Shqiptarët krijojnë vetëqeverisjen paralele përballë qeverisjes sllave (dhe bullgare). Partia “Besa” gjendet në rolin e Riza Sapunxhiut ose/dhe Sejdo Bajramoviqit.

Ndërkaq shqiptarët mund të ndërtojnë një sjellje politike që kombinon rezistencën masive të LDK-së së fillimit dhe aksionin karakteristik të Vetëvendosjes.
Mangësia e këtij opsioni është se nuk dihet e ardhmja e tij.
Është e dukshme se unë po propozoj të dytin, sepse për rezultatin pozitiv të tij përcaktuese e parë bëhet sjellja praktike e shqiptarëve, pastaj ajo ndërkombëtare, dhe vetëm në fund ajo e qeverisë sllave-maqedonase.

P.S.: Ky mendim është krejt personal. Është e kuptueshme se për të është e vështirë të bëhen “like” e “dislike”. Sepse është propozim që duhet menduar, intensivisht, sepse s’ka kohë.