Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion përfaqësues të mençurisë orientale. 

 

Gruaja më e mirë është ajo e cila duke dëgjuar di të japë urdhëra.

Disa çaste të mira të jetës vlejnë sa tërë jeta.

Dobësia e drejtuesve kryesorë, fatkeqësia më e madhe e popullit.

Dora e cila jep gjithnjë është mbi atë e cila merr.

Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri.

Dhurata nuk matet me vlerë, por me dhuruesin.

E drejta dhe mirësia janë ligji më i lartë.

E madhe është fuqia e ndershmërisë saqë edhe armikun e ndershëm e nderojmë.

E shkruara mbetet, fjalët i merr era.

Edhe nëse nuk je zemërgjerë, tregohu zemërmirë.

Edhe pasi të shërohet plaga, mbetet vraga.

Fatkeqësia e të marrit është mësim për të mençurin.

Fytyra e bukur nuk është gjithnjë edhe pasqyrë e shpirtit të mirë.

Gabimin që e luftojmë, e pranojmë.

Gruaja e bukur duket më mirë e zhveshur, sesa kur është e veshur me rroba të purpurta.

Gjëja më e mirë dhe më e keqe te njeru është gjuha.

Gjithmonë thuaje të vërtetën, jeto pa gabime, kryeje punën si duhet dhe barrën mbaje me durim.

Gjumi është shpëtim për ata që janë të zgjuar.

Hapi i parë drejt një kure është të jesh i ndërgjegjësuar se vërtetë je i sëmurë.

Hija e njeriut shpeshherë është e ngjashme me mikun: humb posa të perëndojë.

I frikësohem njeriut që ka lexuar vetëm një libër.

I lumtur është njeriu, që rri në shtëpinë e vet.

I marri kujdeset për të huajën, duke përbuzur të vetën.

I mjafton djalli të kapet për një fije floku dhe të vënë nën vete.

I pasur është ai, që gëzon shëndet të mirë.

I sëmuri nuk kërkon mjek elokuent, por mjek që shëron.

Je i marrë, sepse dëshiron të përparosh pamund.

Jeta pa punë lund vese.

Jo (gjëra) të reja, por gjëra (të bëra) në mënyrë të re.

Kah dituria shkohet përmes tri rrugëve: përmes të menduarit, edukimit, përvojës.

Ka një diçka që nuk gënjehet dhe ky është stomaku.

Këmisha nuk mund të mbulojë karakterin.

Kënaqësive që u jepemi pa gjykim dhe të shfrenuar, gjithmonë janë armiqtë tanë.

Koha, karriga, qëllimet: bëjnë të harrosh ku ishe.

Koha ëndërron, ndërrojmë dhe ne.

Koprracit i mungon njësoj si ajo që e ka, ajo që s’e ka.

Kujtohu njeri, se pluhur ke qënë e pluhur do të bëhesh.

Ku nuk ka interesa të përbashkëta, nuk ka unitet qëllimi e veprimi.

Kur ai nuk ka frikë shkopin, mere me mend predikimin.

Kur ndalohet shkaku, ndalohet pasoja.

Kur të flasësh mendohu mirë, kur të hash përtypu mirë.

Kur të prinë fati duhet të kesh kujdes, sepse rrota është e rrumbullakët.

Kush betohet se nuk do të betohet është i shpërbetuar

Kush dëshiron të japë, s’duhet të pyesë “A dëshironi?”

Kush jeton sipas natyrës s’do të jetë kurrë i varfër.

Lajka është si hija, nuk të bën as më të madh e as më të vogël.

Lakmia e mikur është më e keqe se urrejtja e armikut.

Lakmia është rrënjë e të gjitha të këqijave.

Lejo lirinë e fjalës në don ta dëgjosh të vërtetën.