Një foshnje jetime e lindur pa sy tani ka një shtëpi të ngrohtë për Krishtlindje. Djali 8 muajsh vuan nga një gjendje e rrallë, por është i shëndetshëm.
Pasi u braktis nga familja kishte shumë kërkesa për adoptimin e djalit rus, gjendja e të cilit u bë publike dy muaj më parë. Zyrtarët e birësimit në Tomsk njoftuan të mërkurën se kanë gjetur një familje në Rusi që do i dhurojë dashuri dhe ngrohtësi.
Sasha tashmë ndodhet në shtëpi për të kaluar festat me familjen e re. Nëna e djalit mësoi për gjendjen e Sashas kur ishte vetëm 31-javëshe shtatzënë.
Ajo nuk mund të kujdesej për të ndaj e braktisi. Sasha vuan nga një formë ekstreme e sindromës së rrallë të anophthalmisë SOX2, dhe lindi pa sy.
Vetëm tre raste të tilla janë regjistruar deri tani në botë dhe mjekët rusë thonë se ai është plotësisht i shëndetshëm, duke u bërë unik. Ai nuk do jetë kurrë në gjendje të shohë përgjatë gjithë jetës së tij.