Ilir Bytyqi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – që u vranë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe ka folur për rastin e vrasjes së vëllezërve të tij.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Bytyqi, i cili këto ditë ka qëndruar në Kosovë, ka takuar pothuajse të gjithë liderët e institucioneve shtetërore në Kosovë.

Ai, në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini, ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që të propozojnë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës.

“Qëllimi i rezolutës ka të bëjë me vrasjen e vëllezërve Bytyqi dhe të zhdukurve të tjerë në Kosovë, në mënyrë që t’i bëhet me dije Serbisë se nuk mund t’i fsheh krimet e kryera në Kosovë”.

Vëllai i tre dëshmorëve ka thënë se në bazë të njohurive të tij, hetimit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi i ka ardhur fundi dhe se për vrasësit edhe Vuçiqi ka informacion.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ai ka thënë se së bashku më vëllain Fatosin dhe disa kongresistë amerikanë kanë takuar presidentin serb, i cili edhe ka përmendur emrin prej njërit prej vrasësve të vëllezërve të tyre.

“Vuçiqi na ka thënë se i di dy emrat që janë të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Njëri nga ta është Goran Radosavleviq – Guri dhe një emër tjetër”, tha ai.

Bytyqi ka thënë se drejtësia nuk po shkon në vend për rastin e vrasjes së vëllezërve të tij, pasi si thotë se Vuçiqi ka mbrojtur dhe sot mbron kriminelët e luftës.

“Presidenti i Serbisë i mbron kriminelët e luftës. Shumë kriminel përfshirë edhe ata që kanë vrarë vëllezërit e mi sot janë në Parlamentin e Serbisë, madje janë në partinë e vet Aleksandar Vuçiqit”, tha Ilir Bytyqi.

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress