E pavarura MekuliPress ju sjellë një informim publik të lëshuar nga portali Insajderi.com.
Për shkak të interesit publik redaksia MekuliPress e publikon këtë informim, sepse Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi ishin njerëz dhe gazetarë të një portali publik që “analizonin”, “kritikonin” korrupsionin dhe krimin” dhe sulmonin pa argumente, e me qëllime jo të sinqerta, Lëvizjen Vetëvendosje, mendimin e pavarur dhe kryeministrin Kurti.

Ja informacioni nga Insajderi:

“Insajderi.com njofton opinionin se kundër Parim Ollurit dhe Vehbi Kajtazit, më 30 prill 2020 ështe dorëzuar padia në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kurse me 4 maj 2020 është dorëzuar kallëzimi penal në Policinë e Kosovës, me dyshime të bazuara për veprimet e tyre kriminale.

Me respekt,
Insajderi.com”

Insajderi e ka adresuar në organet e drejtësisë rastin Olluri-Kajtazi