Numri i fundit “Birzevijih Vjedomosti“ publikon bisedën e reporterit me udhëheqësin e njohur të kryengritësve shqiptarë (arnaut) në Serbinë e Vjetër, Isa Boletini.

Gazetari rus ka shkuar nga Mitrovica me qëllim që ta kërkoj Boletinin dhe e ka gjetur në një fashat të vogël, Selac, krejt afër kufirit me Serbinë, ku Boletini ishe marr dy ditë duke vëzhguar viset në të cilat shqiptarët (arnauti) ishin në kryengritje.

Në raportimin e asaj vizite reporteri i „B. Vjedomosti“ përshkruan shtabin e Boletinit, ku edhe kishte kaluar natën, paraqet karakterin e kryengritjes së tashme shqiptare dhe publikon bisedën me Boletinin.

“Shqiptarët (arnautët) nuk munden më të durojnë sundimin e „turqve të rinjë“, të cilët në emër të kushtetutshmërisë kryejnë dhunë të paligjshme“, thot Isa Boletini. „Vetëm shiqoni çka bëhet në Kosovës dhe Shqipërinë Veriore: pushkatojnë gra dhe fëmijë, djegin fshatra, vrasin hoxhollar dhe klerik, në qytete kanë ngritur trekëndsha për varje; pa gjyq, pa mbrojtje – pa asgjë. Për asnjë kërkesë të ligjshme dhe të arsyeshme , të banorëve shqiptar dhe të krishter ,pushteti nuk do të ndëgjoj.

Turqit konsiderojnë se toka është e tyre dhe se ata janë zoëtrues, ndërsa ne shqiptarët dhe serbët jemi shërbëtor të tyre. Ne nuk mundemi më kështu të jetojmë dhe kemi vendos të luftojmë kundër dhunës së „turqve të rinj“. Kryengritjet e kaluara na treguan se ndasitë tona quan të gjitha mundimet tona në zero. Nga kjo arsye, tani ne kemi dhënë „besën“ që të gjithë prijësit shqiptar të bashkëveprojmë dhe që njeri tjetrin ta mbështesim, të jemi të lidhur ngushtë mes veti dhe asnjeri të mos ndërmarr veprime krye në veti.

Unë u jap rëndësi të veçantë këtyre vendimeve, sepse këto përfshijnë gjithë Shqipërinë e mesme dhe të veriut. Lëvizjet në qytetet, mbyllja e qarshive dhe protestat kanë më shumë rëndësi morale, por me këtë rrugë nuk mund të arrijmë asgjë nga Turqit. Të vetmet mjete për luftë kundër tyre janë – armët. E për këtë arsye unë them se „Revolucioni i qetë“ i qyteteve nuk na çojnë askund: ata prapë do të i mashtrojnë.

Mua më vjen shumë keq që banorët serb ende nuk e kanë kuptuar se është në interesin e tyre që të jenë dorë përdore me ne shqiptarët , e jo të ju nënshtrohen dhe shërbejnë Turqve. Pikë e dobët e jona është: mungesa e armatimit. Te ne është një masë e madhe që dojnë të luftojnë por nuk kanë armë dhe municion dhe është shumë vështir me u pajis me to. Srbija e ka mbyll kufirin, ndërsa „Shvabat“ të cilët na kanë premtue armët, tash prapa shpinës tonë nxisin Turqit kundër nesh.“

Në pyetjen me çka nënkupton ai me emrin »Shvabët » , Boletini është përgjigjur se ata janë Austrianët, agjentët e të cilëve edhe atij personalisht edhe udhëheqësve tjerë shqiptar u kishin premtuar arsenal të madh armatimi – a në të vërtetë kishin dhënë një sasi shumë të vogël.

Në fund Boletini kishe deklaruar se Shqiptarët nuk do të qetsohen dersa të zhdukin “turqit e rinj“. Sa i përket Abdyl Hamitit as që mund të bëhet fjalë për kthimin e tij në fron. Edhe nëse vjen te kurorëzimi i Mehmedit të V , “i cili është i sëmur, plak dhe pa karakter“ atë mundet ta zëvendësoj vetëm Jusuf Izedin”.