Drejtuar Drejtorisë së Gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog si dhe Drejtoratit të Arsimit të Komunës së Istogut

Liridon Lipaj

Bëhu kontraverz!
Çfarë do të thotë fjala “kontraverz”? Ka disa çështje që janë kontraverze. Kjo do të thotë se lidhur me këto çështje ekzistojnë mendime të ndryshme dhe për to nuk pajtohen të gjithë. Çështja kontraverze për disa njerëz është gjithnjë e hapur për debat, por disa të tjerë mendojnë se për të nuk duhet diskutuar aspak, ku hiq më larg se dje u kërkua nga unë që ta fshija postimin e bërë më parë lidhur me pagesën 5 Euro për nxënës (për sigurim) – pagesë kjo që bie në kurrizin e prindërve.
Në disa vende të botës mund të shkruash lirisht për këto gjëra, por në disa të tjera, nuk e ke këtë të drejtë,ndoshta edhe tek ne këtu në Istog. Gazetarët të cilat shkruajnë për çështje që qeveria i sheh si kontraverze, mund të ndodhë që të ballafaqohen me burg apo vdekje, dhe për të shpëtuar ata duhet ta braktisin vendin e vet.
A thua, a duhet edhe unë?!

English: The Universal Declaration of Human Rights.

Article 19: Everyone has the right to freedom of opinion and expression; this right includes freedom to hold opinions without interference and to seek, receive and impart information and ideas through any media and regardless of frontiers.

Shqip:

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut Neni 19. Gjithkush e ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë e përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje të të tjerëve, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe shpërndarjes të informacionit dhe ideve përmes çfarëdo mjeti mediatik, pa marrë parasysh kufizimet.

Me respekt,

Prof. Liridon Lipaj