Ish-këshilltari i Donad Trump për Siguri Kombëtare, John Bolton, në një intervistë për ABC News, ka thënë se presidenti Trump është “naiv dhe i rrezikshëm”, përcjell MekuliPress.com

Ai gjithashtu ka deklaruar se shpreson shumë se Trump do të mbahet mend si presidenti që shërbeu veç një mandat.

Këto komente të Bolton vijnë pas librit që po përgatitet për të dal në shitje me emrin “Dhoma ku ndodhi”.

Shpresoj se historia do ta mbajë mend si presidenti i një mandati, i cili megjithatë nuk e zhyti vendin në një spirale të pakthyeshme nga e cila nuk do të mund të ktheheshim më”, ka thënë Bolton duke shtuar se me veç një mandat Trump, nuk ka mundur të bëjë shumë dëme, por nëse i jepet edhe një atëherë situata mund të përkeqësohet.

Bolton shkruan në libër:

“Nuk është i gatshëm për atë zyre. Nuk ka kompetencën e duhur për punën e presidentit. As nuk besoj se është republikan konservator për kah bindjet. Nuk do të votojë për të në nëntor. Por, as për Joe Biden nuk do të votojë”