Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një reagim të ashpër ndaj atyre që po heshtin lidhur me punën e Gjykatës Speciale.

Hoxha në këtë shkrim, thotë se ushtarët e UÇK-së luftuam me kallasha, kurse, intelektualët dhe akademikët e Kosovës nuk e kryen asnjëherë punën e tyre, për të dënuar krimet serbe në Kosovë.

Ja reagimi i tij:

Turpi është i juaji o intelektualë e akademikë!

Ne ushtarët e UÇK-së luftuam me kallash, sa luftuat ju intelektualë me laps!?

Erdhi dita kur po dëshmohet, po shihet, po argumentohet pasiviteti juaj, dobësia, gjumi demelëlleku i juve Akademikë, intelektualë, shkrimtarë, juristë, avokatë, prokurorë, politikanë, pacifistë etj.

Ju nuk e bëtë punën dhe obligimin tuaj të shkruani dhe të mbroni Kosovën dhe UÇK-në.

Ju nuk ditët të shkruani t’i tregoni faktet dhe të ngritni padi ndaj Serbisë, ndaj krimit dhe gjenocidit të saj shtetërorë ndaj popullit dhe Kosovës.

Ju sot disa po gëzoheni kur akuzohen komandantët e UÇK-së për luftën e drejtë për mbrojtjen dhe çlirimin e vendit me 50.000 faqe akuza të shkruara kundër nesh nga kolegët e juaj serbë, e jo nga luftëtarët dhe ushtarakët serb!

Ne e fituam luftën ju nuk ditët me laps ta mbroni luftën dhe lirinë.

Ju duhet të turpëroheni e jo ne ushtarët!

Ne nuk dimë të shkruajmë dhe të padisim, ajo është detyrë dhe obligim i juaji, ne luftuam aq sa ditëm dhe mundëm.

Turpi është mbi ju tani nga kjo gjykatë, e jo mbi luftëtarët dhe mbi popullin tonë.