Ka shumë pak vende në të gjithë globin që kanë arritur t’i shpëtojnë pandemisë Covid-19 pasi edhe Antarktida e largët ka raportuar raste. Por ndërsa virusi ka goditur shumë dhe gjerë, disa vende me fat mbeten pa koronavirus një vit pasi virusi ka bllokuar pjesën më të madhe të botës.

Italia, e cila është në gjendje të jashtëzakonshme deri më 30 prill, u shkatërrua nga virusi vitin e kaluar dhe aktualisht ka një nga numrat më të lartë të vdekjeve në Europë. Destinacioni tani është i ndarë në zona, në varësi të niveleve të infeksionit.

Sidoqoftë, një pjesë e vogël e ishujve të saj më të izoluar janë ndër vendet që e kanë mbajtur larg Covid deri më tani.

Një fjalë e urtë italiane e njohur për marinarët deklaron “deti mund të jetë i pabesë por mund të jetë edhe aleati juaj më i madh”. Kjo duket veçanërisht e përshtatshme tani, pasi uji vepron si një pengesë natyrore që mbron shumë prej atyre që jetojnë në tokë të largët.

Por megjithëse të jetuarit në një vend të izoluar ka provuar të jetë një bekim për ata që banojnë në vendet që Covid-19 nuk ka mbërritur, frika e koronavirusit mbetet ende e gjallë në shumë prej tyre.

Si është të kesh pandeminë përtej horizontit ndërsa jeton në ishujt më të izoluar dhe idilike të Italisë? Sigurisht një mrekulli dhe qetësi e pakrahasueshme. (CNN)