Por duke filluar nga viti i ardhshëm qeveria ka planifikuar të ofrojë bonuse financiare për ata që përdorin kartat apo çfarëdolloj forme elektronike për të kryer pagesa.
Në rrugën Via Del Corso të Romës, Maria Lipari po kërkon të blejë një shall për vajzën e saj si dhuratë për festën e Krishtlindjeve.
Si shumë Italianë të tjerë, ajo preferon të paguajë me mënyrën e vjetër, me para në dorë. Por qeveria Italiane kërkon që ajo të ndryshojë mënyrën sesi paguan për sende apo shërbime.
Italia është një prej vendeve me përdorimin më të ulët të kartave bankare për blerje, ku 86% e transaksioneve kryhen në para prej letre dhe monedha sipas përllogaritjeve të Bankës Qendrore.
Por duke filluar nga viti i ardhshëm qeveria ka planifikuar të ofrojë bonuse financiare për ata që përdorin kartat apo çfarëdolloj forme elektronike për të kryer pagesa.
Qeveria ka ndarë plot 3 miliardë euro për të financuar këto bonuse për vitin e ardhshëm me shpresën se do të rrisë përdorimin e pagesave elektronike. Nga ana tjetër qeveria lufton evazionin fiskal dhe tregun e zi. Detajet e sistemit të ri do të publikohen vitin e ardhshëm.
Shumë Italianë janë skeptikë për pagesat elektronike. “Nëse përdor paratë, mund ta shoh me lehtësi sesa më kanë ngelur në xhep,” thoshte zonja Lipari. “Nëse përdor një kartë krediti do të përfundoj duke paguar 50 atje, 50 këtu dhe të ngelem duarbosh pastaj,” vijoi Ajo.
Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri, tha këtë vit se qeveria ka për qëllim të sjellë një ndryshim kulturor në Itali për të ndryshuar sjelljen e konsumatorëve dhe rreshtuar së bashku me vendet e tjera Evropiane.
Italiane kanë përdorur paratë alternative si kartat apo transfertat bankare mesatarisht 100 herë për person në 2017-ën ndërsa në Holandë ky numër është 424. Giorgio di Giorgio, profesor ekonomie pranë Universitetit Luis tha se ka arsye të forta dhe të dobëta pse paratë tradicionale dominojnë në Itali.
“Italia është një vend i vjetër i cili i jep rëndësi shumë traditës. Njerëzit në moshë janë më pak të prirur të ndryshojnë atë çfarë kanë bërë gjatë gjithë jetës,” tha Ai.
“Arsyeja e dobët është se ekonomia e zezë e Italisë është ndër më të mëdhatë në Evropë, mbase Greqia është më keq se ne. Kjo do të thotë se paratë tradicionale përdoren më shumë dhe vështirë të gjurmohen.”
Italia është vendi me evazionin fiskal më të lartë në Evropë sipas një raporti të publikuar nga Komisioni Evropian. Komisioni arriti në përfundimin se diferenca e taksave të paguara me ato që duhet të paguhen për shkak të ekonomisë së zezë ishte 35 miliardë euro në 2015 ndërsa 41 miliardë euro në 2014.
Instituti Italian i Statistikave përllogari se ekonomia e zezë ka një vlerë prej 211 miliardë dollarë, 12% të GDP-së totale të vendit.
Në 2011-ën qeveria e Mario Monti uli maksimumin e pagesave në para në dorë që mund të bëhen në 1,000 euro por qeveria e Mateo Renzi e dërgoi në 3,000 euro.
Nga ana tjetër, ka prej atyre që thonë se nuk dëshirojnë të përdorin format elektronike të pagesave sepse bankat mund të gjurmojnë sjelljet e tij. Ka prej atyre politikanë të cilët kanë tentuar ti mbajnë njerëzit në përdorimin e parave Geogia Meloni, lidere e partisë Vëllezërit e Italisë tentoi por pa sukses të hiqe para limitet e pagesave me para në dorë.
Ajo thotë se ata që bëjnë evazion fiskal nuk janë qytetarët e thjeshtë por korporatat e mëdha të cilat paguajnë taksa në vende të tjera dhe jo në Itali.
Shenjat e para se bankat kanë filluar të fitojnë Italianë të rinj po shfaqen. Gianmarco Spera, një student 23-vjeçar shkoi të blinte një dhuratë për të dashurën e tij dhe tha se preferon formatin elektronik.
Profesori Di Giorgio tha se është çështje kohe përpara se të gjithë Italianët ta kuptojnë se kjo është mënyra më e mirë.
“Është mendim i një gjenerate e cila do të ndryshojë gradualisht po duhet kohë,” tha Di Giogio.