Duket krejt paradoksale. Dy palë, njëra palë nga Italia dhe tjetra nga greke që janë ndeshur në Pogradec gjatë Luftës italo –greke në dhjetor të vitit 1940 vijnë dhe kërkojnë eshtrat e ushtarëve.
Një grup familjarësh nga Italia të ushtarëve italianë të vrarë në dhjetorin e vitit 1940 gjatë luftës italo –greke në kalanë e Pogradecit vijnë pas disa dekadash në Pogradec me një autobus me tufa dafinash në dorë për të mësuar për të vrarët nga kjo beteje e përgjakshme dhe një pjesë prej tyre kërkojnë prindërit e vrarë në këtë beteje të përgjakshme në kalanë e Pogradecit që brenda ditës u vranë në kalanë e qytetit të Pogradecit 42 ushtarë italianë dhe humbën 25 të tjerë ndërsa nga pala greke janë vrarë 176 ushtarë pas atij gabimi që bëri koloneli grek duke vrarë me artilerinë greke ushtarët e tyre. Ndonëse kanë kaluar disa dekada nga kjo betejë ata kanë sjellë me vete dëshmi të shumta të mbledhura nga prindërit e tyre, ditarë dhe skica të betejës.
Grupi i madh prej 20 vetësh shoqërohet nga koloneli italian Luigji Marucci dhe gazetarë dhe kameramanë të televizionit italian “Rete 4”. Fillimisht ata në bazë të skicave që kishin me vete janë ngjitur tek kalaja e qytetit, pikërisht atje ku ishin vendosur forcat italiane, ku ishte zhvilluar beteja me grekët. Në hartat e tyre ishte gjithçka e precizuar. Kardiologu i famshëm italian Filippo Barbarini, djali i një komandanti italian që ka marrë pjesë në këtë betejë, i cili ka gjetur nga babai i tij skica të betejës dhe detaje të hollësishme se si është zhvilluar kjo betejë e përgjakshme, për mediat na tregon versionin e tij.
Ngjarja sipas kardiologut Filippo Barbarini
Filippo Barbarini thotë se ai ka mbledhur të dhëna të shumta rreth kësaj ngjarjeje dhe ka qenë ditari dhe letrat që i ka lënë babai i tij rreth kësaj beteje ato që ka përdorur si material burimor. Ai ve mbi tavolinë skicat dhe dokumente të tjera rreth kësaj beteje, të përfshirë në ditët e para të dhjetorit të vitit 1940. “…Ja shiko, thotë ai. Ushtria italiane ka qenë e vendosur në qytetin e Korçës, por ushtria greke shumë më e madhe në numër i ka shtyrë ata në drejtim të Pogradecit deri në fshatin Lin. Ndërkohë që vija e dytë e frontit të ushtrisë italiane ka pasur, nga Vlora në Pogradec, një front me një gjatësi 250 km larg njëri tjetrit.
Gjeneral ka qenë Silvio Bonini, komandant i divizionit “Venecia” që ishte vendosur në fshatin Lin, vetëm 15 km larg qytetit të Pogradecit. Ai u ka dhënë porosi ushtarëve italianë që të krijohet një vijë e fortë që të mos çahet nga ushtria greke. Ja thotë ai lexo këtë dokument ku ka kodin e kësaj beteje; italianët kishin kodin “gatuani peshk” Ndërkohë sipas skicave fronti grek ishte vendosur në kodrat e fshatit Rëmenj ku kishte instaluar edhe artilerinë e rëndë. Forcat greke sipas dokumenteve italiane drejtoheshin nga nga koloneli Mousterkos. Ai kishte planin që të merrte “Patkoin e Kalit”, kështu ishte shënuar maja e kalasë së Pogradecit ku ishin vendosur forcat italiane. Në datën 3 dhjetor të dyja ushtritë të vendosura përballë njëra tjetrës filluan të lëviznin. Në planin grek ishte vendosur që nga data 3 deri më 7 dhjetor të merrej kalaja e qytetit …Pikërisht më 3 dhjetor forcat divizioni “Venecia” lëviz nga fshati Lin në drejtim të kalasë së Pogradecit. Në orët e mbrëmjes, pikërisht tek lumi i Tërhanit ku ndodhej një urë e vogël, ata kanë filluar ngjitjen për në kala nga pjesa e prapme.
Gjenerali Silvio Bonini kur mbërritën në majë e Kalasë iu ka thënë ushtarëve dhe oficerëve, se fatet e kësaj lufte vendosen nga kjo betejë dhe nga kjo kala. Nëse grekët na marrin majën e kalasë ne shpartallohemi krejt. Por, thuhet në dokumentet e mbledhura dhe në ditarin e gjeneralit Silvo Bonini në ditët e para të dhjetorit ushtria italiane ka qenë në vështirësi të shumta. Qeveria italiane e asaj kohe e kishte nënvleftësuar ushtrinë greke. Kjo ishte një luftë e padëshiruar nga populli italian. Ushtria italiane ishte e pajisur me një armatim të pa përshtatshëm. Grekët kishin mobilizuar të gjithë burrat për këtë betejë dhe kishin diferenca të larta në numër, pasi kishin mobilizuar të gjithë moshat. Në mëngjesin e ditës tjetër grekët sulmuan rreth orës 11.
Pas gabimit të artilerisë grekë që vrau ushtarët e saj majori grek Elefteriadhis arriti që nga anash kalasë tek Lakoveci, vendi i quajtur Shkalla (në hartën italiane lexon Shala) arritën që të futen brenda në një kuadrat të fshehur tip xhepi nga ana kalasë që ishte jo më shumë se 40 m2. Oficerët italianë e kuptuan dredhinë greke që po iu binte nga anash shpine dhe filluan goditjen. Aty tek shkalla e kalasë janë vrarë 42 italianë dhe 20 persona janë zhdukur…Ky ishte bilanci i ushtrisë italiane, ndërkohë që nga pala greke bilanci ishte shumë tragjik, më shumë se 200 të vrarë. Para disa vitesh Presidenti italian dekoroi disa italianë që kishin dëshmi false. Ndërkohë që shumë luftëtarë si babai im, thotë Dr. Filippo Barbarini, u harruan. Dëshmitë e Santi Stracuzzit janë rrëqethëse. Ai ka humbur babanë në këtë betejë dhe kur kanë mbledhur ushtarët e vrarë babai i tij nuk është gjetur.Kam ardhur për babin tim, Gaetanon ka qenë 27 vjeç kur është vrarë këtu në Pogradec dhe unë nuk kam asnjë informacion.
Më kanë thënë që është varrosur pranë Shën Thanasit më 1940. Nesër ata do të ngjiten përsëri në kala dhe më pas do të shkojnë edhe në Korçë. Ata, jo vetëm që duan të gjejnë të vrarët, por kanë edhe një mision tjetër, ta rindërtojnë ngjarjen nga e para me të gjitha detajet, edhe pse kanë kaluar disa dekada. Ata do të vazhdojnë edhe disa ditë të tjera kërkimesh në qytetin e Pogradecit. Koloneli Luigi Marucci ka thënë për mediat se është e rëndësishme që të rikrijohet historia mbi të vërteta dhe brezat e ardhshëm të mësojnë të vërtetën dhe të edukohen me virtyte ….Ndërkohë që delegacioni italian me familjarët kërkojnë eshtrat e ushtarëve italianë, çuditërisht pala tjetër greke kërkon që të ngrejë varreza në tokën tonë.
A nuk duken absurde kërkesat e Ministrit të Jashtëm grek dhe po aq absurde edhe fakti që qeveria shqiptare miraton vendin për varrezat greke në tokën tonë. Pse italianët kërkojnë t`i marrin eshtrat e të vrarëve me vete, ndërsa pala greke të ngrejë varreza këtu në Shqipëri…Jetojmë në kohë të çuditshme dhe absurde…