Izraeli ka një qeveri të re. me një telefonatë. Gjysëm ore nga përfundimi i mandatit, lideri Yair Lapid ka njoftuar presidentin Reuven Rivlin – që ndodhej në stadium ndërkohë, se ia doli që të formojë koalicionin qeverisës; i pari pas 12 vitesh pa kryeministrin Benyamin Netanyahu.

“Qeveria e re, do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të bashkuar përbërësit e shoqërisë izraelite. Detyra jonë është që të vihemi në shërbim të të gjithë qytetarëve të Izraelit, përfshirë ata që nuk e mbështetesin këtë qeveri” tha ai.