Efekti më i shpejtë i mungesës së ujit në trup shkakton etje. Por efektet afatgjata të mos pirjes së mjaftueshme të ujit jo vetëm që kanë një efekt në peshën trupore, por janë gjithashtu jashtëzakonisht të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën.

Ja çfarë ndodh me trupin kur nuk konsumohet ujë:

Simptoma më të lehta

Edhe dehidrimi i lehtë ka efekte të mëdha në trup duke shkaktuar:

Lodhje, përgjumje;

Dhimbje koke;

Kapsllëk;

Marramendje;

Ndryshimi i humorit, nervozizmi, ankthi i shtuar;

Ngërçet e muskujve;

Dhimbje kyçesh.

Simptoma të rënda

Nëse mungesa e ujit shtohet, po ashtu shtohen edhe simptomat duke shkaktuar:

Presion i ulët i gjakut, me një rrahje të shpejtë të zemrës;

Ethe;

Delirium, pavetëdije;

Diarre e rëndë dhe/ose të vjella.

Efekte të Rënda Afatgjata

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk merrni mjaftueshëm ujë për një kohë të gjatë:

Lëndimi nga nxehtësia;

Ënjtje e trurit;

Shoku hipovolemik;

Mosfunkionimi i veshkave;

Koma dhe vdekje.