Uthulla e mollës njihet për vetitë e saja të mira për shëndetin. MekuliPress do ju tregojë sesi përfitoni në shëndet, duke pirë çdo ditë dy lugë çaji, uthull molle.

Humbni peshë
Një studimi vitit 2018 a treguar se uthulla e mollës ka veti dobësuese. Nëse pini 15-30 ml uthull molle çdo ditë, do vëreni ndryshimin. Arsyeja është se uthulla të jep ndjesinë e ngopjes.

Ul sheqerin në gjak
Niveli i glukozës dhe insulinës në gjak, ulet kur ju pini uthull molle. Kjo është vërtetuar nga një studim i kohëve të fundit në Suedi. Ky është një lajm i mirë për diabetikët, sepse uthulla përmirëson ndjeshëm insulinën.

Ul kolesterolin
Në një studim të botuar në “Pakistan Journal of Biological Sciences”, u zbulua që uthulla ul kolesterolin. Studimi u zhvillua te minjtë diabetikë, të cilët reaguan mirë ndaj uthullës.

Pastron fytyrën nga aknet
Uthulla vret mikrobet që shkaktojnë akne në fytyrë. Në uthull, hulumtuesit kanë gjetur një acid acetik që frenon mbiprodhimin e baktereve.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress