Gjykata Themelore në Pejë, ka dënuar me 6 muaj një grua, pasi ajo gënjeu se ishte veteranë e rrejshme e UÇK-së, megjithatë ka mijëra raste të tjera për të cilat Gjykatat po heshtin, ndërsa po luajnë me emrin e veteranit dhe UÇK-së.

Analisti politik Kushtrim Kadriu ka vlerësuar se duhet të dënohen të gjithë ata që gënjejnë dhe përfitojnë materialisht në emër të UÇK-së. 

Sipas tij, më së shumti duhet të dënohen individi, e tani komisioni që e ka pranua, apo anëtari i komisionit i cili ka garantuar që individi në fjalë ka qenë luftëtar/e UÇK-së.

“Pse duhet të dënohet më së shumti individi? Sepse mashtrimi, dëshira për të përfituar pa merite, tentimi për të falsifikuar historinë dhe shumë të këqija të tjera rrjedhin së pari prej individit, e tani vazhdojnë tutje. Ai/ajo janë shkaktarët kryesor dhe prej tij/saj nis e keqja. E pastaj duhet të dënohet anëtari i komisionit apo komisioni, i cili për arsye, sigurisht jo të mira e lejon një akt të tillë të ulët dhe keqpërdor dobësimin e shenjtë që i është dhënë prej komandantit. Dhe në fund mendoj se duhet të hetohet edhe komandanti i zonës, ai i cili, dorën në zemër edhe mund të mos  njeh të gjithë luftëtarët e tij, një për një”, ka thënë analisti politik Kushtrim Kadriu.