Femrat dhurojnë jetë- Nuk ka asgjë më të bukur se sa të sjellësh në jetë një fëmijë. Femrat dallojnë nga meshkujt, pikërisht për shkak të aftësisë së dhuruar nga nëna natyrë. Por ajo që i dallon femrat, qofshin nëna ose jo, është se kanë një instinkt të pazakontë mbrojtjeje ndaj të tjerëve.

Dinë të shprehen më mirë- Studime të ndryshme kanë zbuluar se si femrat janë në gjendje që të shprehen më mirë në raport me meshkujt. Kjo pasi femrat përdorin pesë tone të zierit, duke kumbuar me ëmbëlsi në veshin e tjetrit. Po ashtu dinë të dëgjojnë më shumë se meshkujt.

Femrat mund ti lejojnë vetes të qajnë– Kur janë të trishtuara, femrat mund të qajnë pa pasur turp dhe pa menduar për të dhënë shpjegime. Një femër që qan, është natyrale.

Femrat janë të forta dhe të vendosura- Femrat mund të bëjnë çdo gjë, edhe të hyjnë në botën e mashkullit. Femrat janë në ushtri, në qeveri, në administratë dhe kudo, shkruan noa.al. Por femrat bëjnë edhe punët e shtëpisë, rrisin fëmijët, pastrojnë dhe pa u ndalur. Femrat arrijnë që të ecin përpara, gjithmonë dhe kudo.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress