Samsung do të transmetojë aktivitetin në uebsajt i cili nisi në 18:00 me orën tonë lokale.

Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy S20

Ditën e sotme Samsung do të organizojë aktivitetin Unpacked në San Francisco ku pritet prezantimi i Galaxy S20 dhe Galaxy Z Flip.

Aktiviteti do të mbahet thuajse një javë pasi Motorola Razr doli në shitje dhe e përmendim këtë fakt se Galaxy Z Flip do të ketë një dizajn të ngjashëm.

Ky i fundit vjen për të pasuar telefonin me palosje të vitit të kaluar Galaxy Fold.

Si mund ta shoh aktivitetin live?

Samsung do të transmetojë aktivitetin në uebsajt i cili nisi në 18:00 me orën tonë lokale.

Spekulimet rreth smartfonit janë shtuar ditët e fundit. Tre telefonë Galaxy S20 do të zëvendësojnë emërtimin Galaxy S11. Shtesa më e madhe është 5G me ekranin OLED 120Hz dhe një kamër të re 108-megapiksel.

Po në këtë aktivitet Samsung do të prezantojë telefonin me ekran me palosje në formën e një guacke. Kufjet Galaxy Buds Plus dhe Galaxy Watch 2 do të kenë një hapësirë të rezervuar.