Shume e njerëzve kanë dëgjuar të paktën njëherë për hemorroidet. Hemorroidet janë shumë të shpeshta: prekin 1 në 20 persona, gra dhe burra, dhe rreth gjysmën e të rriturve më të vjetër se 50 vjeç.

Por nëse nuk ke pasur asnjëherë hemorroide, mund të jetë e vështirë të tregosh se çfarë po ndodh.

Po çfarë i shkakton hemorroidet?

Akoma nuk është e qartë se pse disa njerëz vuajnë nga hemorroidet e të tjerë jo. Ekspertët mendojnë se mund të ekzistojë dhe një faktor gjenetik. Faktorë të tjerë që rrisin riskun për zhvillimin e hemorroideve janë:

  • Qëndrimi ulur në tualet për periudha të gjata kohe
  • Diarreja dhe kapsllëku kronik
  • Shtrëngimi gjatë jashtëqitjes
  • Shtatzënia
  • Konsumimi i një diete të varfër në fibra
  • Ngritja në mënyrë të rregullt e peshave të rënda
  • Dobësimi i indeve në anus dhe rektum që ndodh me plakjen

Cilat janë simptomat e hemorroideve? A janë ato të dhimbshme?

Gjithçka varet nga lloji i hemorroideve. Nëse vuani nga hemorroide të jashtme, mund të keni simptoma si më poshtë:

  • Kruajtje anale
  • Një apo më shumë gunga pranë anusit
  • Dhimbje anale që bëhet më keq kur jeni ulur

Nëse vuani nga hemorroide të brendshme do të keni këto simptoma:

  • Gjakrrjedhje nga rektumi (që shfaqet si gjak në jashtqitjen tuaj apo në lëtrën e tualetit)
  • Një hemorroide që del nga anusi juaj dhe quhet prolapsi

Hemorroidet në shumicnë e rasteve nuk shkaktojnë dhimbje kur jeni në tualet. Por nëse keni një hëmorroide të dalë (prolapsi), mund të keni dhimbje dhe enjtje.