Kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm te meshkujt. Prostata, si të gjitha organet në trup, mund të pushtohet nga kanceri kur qelizat në gjëndër fillojnë të rriten në mënyrë të pakontrolluar.

Kanceri i prostatës vret aktualisht 10 mijë e 900 burra në vit dhe është shqetësuese që shumica e burrave nuk dinë asgjë për këtë sëmundje.

Në shumicën e rasteve, kanceri i prostatës nuk ka asnjë simptomë derisa rritja të jetë mjaft e madhe për të ushtruar presion mbi retrën, tubim përmes të cilit urinoni, shkruan The Sun.

Simptomat përfshijnë: nevojën për të urinuar më shpesh, veçanërisht gjatë natës, vështirësitë gjatë urinimit, sforcimin dhe zgjatjen gjatë urinimit si dhe ndjenjën se fshikëza juaj nuk është zbrazur plotësisht.

Prostata e shumë meshkujve bëhet më e madhe me kalimin e moshës për shkak të kushteve jo kanceroze, zmadhimit të prostatës dhe hiperplazisë beninje të saj. Ndryshe, shumica e rasteve me kancer të prostatës janë burrat e moshës mbi 50 vjeçare.