Kaluan disa muaj pasi u ndava dhe me thënë të drejtën po ndihesha aq mirë, aq rehat, aq e çliruar sa e kisha ndarë mendjen se do rrija beqare. Jam 36 vjeç dhe sigurisht që dua edhe unë një familje timen, por kur gjërat nuk ecin mirë, nuk ke çfarë të bësh, veçse të pranosh realitetin e të shpresosh për më mirë..

Duke ecur në rrugë takova një shoqen time të cilën kisha kohë pa e parë por që e kishte marrë vesh lajmin, ashtu siç qarkullojnë thashethemet sa andej këndej.  Më erdhi shumë keq për ndarjen tënde, më tha ajo dhe sigurisht që unë u acarova aq shumë….sepse është e vetmja fjalë që dëgjoj nga njerëzit të cilët më takojnë.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Por e mblodha veten dhe i thashë: Jam mirë, faleminderit, por ajo vazhdoi duke më  thënë: E di që është e dhimbshme, por shpresoj të të kalojë.  E më pas filloi të më tregojë për historinë e saj dhe të burrit të saj, ankesat për të, sherret etj.

Kështu mendova me vete: Ti po më qan hallin mua ndërkohë që ke shumë hall të madh me burrin tënd, me veten tënde?

Kjo është ajo gjëja që unë nuk duroj dot. Pse njerëzit më thonë me vjen keq që u ndave kur mua vetë nuk me vjen aspak? Pse thonë se e ndjejnë dhimbjen time kur unë nuk kam asnjë lloj dhimbje? Përse njerëzit nuk të lenë të qetë? Isha gjithë nerva dhe po shkoja të takoja mamin tim, të vetmen që më do vërtetë.

Kur hyra brenda e pashë atë të shqetësuar dhe po ofendonte nëpër dhëmbë. Çfarë ke mama? – nuk kam asgjë por ajo komshia e katit të parë më tha se e kishe kuptuar se ti ishe ndarë dhe bënte si e pikëlluar, thoshte se ishte shumë e madhe në moshë për të qëndruar beqare.

Për herë të parë ndjeva një lloj përbuzje për racën njerëzore. Për racën që nuk rri dot pa futur hundët, jo se unë kam jetuar me ufot por kurrë nuk e kam bërë një gjë të tillë me shoqet apo me të njohurat. Dua ta marrin vesh të gjithë që jam 36 vjeç, jam shumë e lumtur me jetën time, me familjen time, me mamin tim, me punën me kolegët. Ku dreqin e keni problemin dhe pse ‘vuani’ në emrin tim? /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress