Jelekët e Verdhë në Francë kanë sulmur në protestat e javës së 18-të disa mjedise private që janë simbole të luksit në Paris. Mediat raportojnë se objekt i sulmeve kanë qenë dyqanet Hugo Boss, Nespresso, por edhe restoranti shik Le Fouquet. Ky i fundit frekuentohej nga ish-presidenti socialist Francois Miterrand që prenotonte tavolinën nr. 83. 

Në këtë restorant edhe ish-presidenti Nikolas Sarkozy zgjodhi të festonte fitoren e vet në vitin 2007.  Dhuna e kësaj jave shpërtheu pasi presidenti Emmanuel Macron mbylli debatin e madh kombëtar.
 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress