Kur mendoni për alkoolin, një nga gjërat me të cilat zakonisht e lidhni është ndershmëria. Gjithmonë keni pasur mendimin se njerëzit janë gjithmonë më të ndershëm kur janë të dehur.
Në fund të fundit, ata nuk thonë “një mendje e dehur flet me zemër të kthjellët” pa ndonjë arsye, apo jo?
Dhe kjo është e thjeshtë – alkooli ju bën të jeni më pak të penguar dhe ju bën të humbni një pjesë të vetëkontrollit tuaj.
Kjo zakonisht rezulton që njerëzit të thonë më shumë të vërteta dhe të thonë gjëra që zakonisht nuk do t’i bënin kur janë të matur.
Kjo është teoria tek e cila ngecni veçanërisht kur bëhet fjalë për atë djalë që vjen dhe shkon nga jeta juaj.
Fakti është se ky njeri zakonisht vepron i ftohtë dhe i pa interesuar gjatë ditës, kur është i matur.
Ju të dy jeni në një lloj marrëdhënieje, por është mjaft e qartë se ju jeni ajo që kujdeset më shumë.
Ai është personi që refuzon të angazhohet dhe që gjithmonë të vë në pritje ndërsa ti qartësisht je rritur për ta dashur atë.
Ky njeri kurrë nuk ju vë në rend të parë dhe gjithmonë ju trajton vetëm si njëri ndër opsionet që i ka.
Ai rrallë tregon ndonjë shenjë dashurie për ju dhe shumicën e kohës ju duhet të lypni thërrime të vëmendjes së tij.
Por e gjithë kjo befas ndryshon kur ai fillon për të pirë. Papritur, ai bëhet njeriu i ëndrrave tuaja.
Papritur, ai fillon t’ju thërrasë dhe të ju shkruaj gjatë gjithë kohës. Ai bëhet i etur për të parë ju dhe ai ju tregon gjithçka që keni dashur gjithmonë ta dëgjoni prej tij.
Dhe me kohën, episodet e tij të dehura janë bërë pikat kryesore të jetës tuaj.
Ju keni filluar të prisni që ai të bëhet i tillë sepse në të vërtetë është një nga periudhat e rralla që ju mund të shijoni dashurinë e këtij njeriu.
Por a është vërtet kjo diçka që ju dëshironi vetë? A po ju bën vërtet të lumtur kjo lloj marrëdhënieje?
E di që mendoni se ai padyshim ka ndjenja të forta për ju dhe kjo është koha kur ai nuk ka asnjë problem t’i shprehë ato.
Ju supozoni se personaliteti i tij i dehur është në të vërtetë ai dhe që ai pretendon se nuk ju dashuronë sa herë që është i esull.
Ju vazhdoni ta justifikoni atë dhe kërkoni justifikime për sjelljen e tij. Thirrjet dhe tekstet e tij të dehura janë ato që në të vërtetë po ju mbajnë pas tij.
Ato ju japin një gjurmë shprese se ky njeri ka ndjenja të vërteta për ju, por që ai po bën gjithçka që është e mundur për t’i fshehur ato.
Epo, edhe nëse kjo është e vërtetë, është e qartë se ai është një djalë që nuk është i aftë të përballojë emocionet e tij dhe se i duhet alkooli për ta bërë këtë.
Dhe ai padyshim është shumë i friksuar për t’ju thënë se si ndihet vërtet kur është esull.
Por ka më shumë të ngjarë që ky djalë të mos të dashurojë ashtu siç mendon ti. Unë e urrej që të jem ajo që ta prish, por ka të ngjarë që të jesh e përshtatshme për të vetëm kur ai pi.
Është e mundur që ai të dijë që ju jeni e vetmja që do të flisni në telefon, pa marrë parasysh kur ju telefonon.
Ju e dini që ju jeni vajza që nuk do të ketë asnjë problem duke lënë gjithçka vetëm që të mund të vraponi ta shihni atë ose ta kapni atë.
Unë e di se kjo që po lexoni mund të jetë e dhimbshme por është gjithashtu e mundur që ai të mendojë për ju si zgjidhjen e tij të fundit. Është e mundur që ai mendoj për ju si thirrjen e tij të sigurt dhe asgjë tjetër.
Kurdoherë që shkon në klub, ai me siguri përpiqet të futet nën pantallonat e disa vajzave dhe kur nuk arrin ta bëjë këtë, vetëvlerësimi i tij ulet.
Kështu që mënyra më e mirë për të shëruar egon e tij është t’ju thërrasë, sepse ti nuk do ta refuzosh kurrë.
Sido që të jetë, çështja është që ky nuk është lloji i njeriut që meriton një vend në jetën tuaj. Ju nuk keni nevojë për dikë që do t’ju kujtojë vetëm kur është i dehur.
Përkundrazi, ju meritoni një njeri që do të mbajë dorën tuaj me krenari në të gjitha rrethanat dhe situatat.
Dhe nuk do të takosh kurrë një burrë si ky deri sa t’i ndërpresësh gjërat me këtë pijanecin.
Nga: Selma June