Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar në një intervistë për BBC-në se rusia po planifikon luftën më të madhe në Europë që nga viti 1945.

“Të gjitha shenjat tregojnë se plani në disa drejtim ka nisur”, është shprehur Johnson.

Sipas tij është e rëndësishme që të kuptohet magnituda e kosotove njerëzore që një luftë e tillë do të provokonte. Perëndimi pretendon se Rusia ka dislokuar në kufi me Ukrainën 169 000 – 190 000 trupa përfshirë rebelët në terriorin e vendit. Johnson ka shtuar se lufta do të jetë e përgjakshme dhe e zgjatur dhe se sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, po mendon në mënyrë ilogjike për këtë gjë duke mos e parë shkatërrimin që ka përpara.

“Mendoj se është jetike për ne të gjithë të kuptojmë se çfarë katastrofe do të jetë për Rusinë”, ka shtuar kryeministri i Britanisë.