Nga: Jashar Etemaj
Për ditëlindjen e Ismail Kadares nuk shkrova, nuk shkrova për arsye se sa herë e lexoj gjeniun, sa herë i shikoj librat e tij në raftin e bibliotekës time: Kadare për mua, deri sa frymoj, veç ditëlindje ka.
Njerëzit e zgjuar që kanë kontribuar për kombin, njerizimin, i paraprinë kohës. Koha e ardhme dhe gjeneratat e ardhme përulën para gjenive. Gjeni i tillë që duhet dhe do i përulemi edhe në të ardhmën është Ismail Kadare.
Kadare është shkrimtarë nobel, (edhe pse nuk e ka mar nobelin) Kadare është patriot, Kadare edhe kur shkojë në Francë, Shqipërinë e kishte më afër sepse e mori me vete. Kadare, Shqipërinë e mori me vete kur dilte jashtë saj edhe në kohën e diktaturës, edhe në kohën e anarkisë edhe në kohën e luftës në Kosovë. Gjeniu, në të gjitha këto kohë e mbrojti si duhet, thënë troç siç dinë Kadare.
Se sa është Kadare shqiptarë e tregon më se miri një kritik francez i cili shprehej: Po ia nxore Kadares zemrën aty është Shqipëria.
Se sa është Kadare shkrimtarë i mirë, i mrekullueshëm, këtë e dëshmon përkthimi leximi. Nuk ka bibliotekë ne perëndim qe nuk ka me dhjetëra romane atë edhe ne gjuhë të ndryshme të Kadares.
Për ditëlindjen e Ismail Kadares nuk shkrova, nuk shkrova për arsye se sa herë e lexoj gjeniun, sa herë i shikoj librat e tij në raftin e bibliotekës time: Kadare për mua, deri sa frymoj, veç ditëlindje ka.
Ajo çka më irritoj kur disa njerëz shpirtshitur dhe shkrimtar meskin tallën me Kadaren plak! Tallen me të, si vishet, si ec! Dalin në foto me të me këmishë te shpërthekuar, apo me zipin poshtë të pantallonave. E tërë kjo bëhet për ta diskredituar Kadaren plak me paramendim për me diskredituar Kadaren e ri. KOT E KANË. Sepse këta njerëz, shkrimtarë, politikanë me këto veprime ia ulin vlerën vetes.
Edhe pleqëria i ka të mirat e veta! Një nder to është se pleqëria është dëshmi që kemi jetuar gjatë. Ismail Kadares i uroj pleqëri të shëndetshme e jetë të gjatë.
Seneca shprehej: “Nuk ka arsye të mendosh se dikush ka jetuar gjatë për shkak të flokëve të thinjur apo të rrudhave: ky nuk ka jetuar gjatë, po ka ndenjur gjatë në jetë.”
Kadare fatmirësisht po frymon, ka një jetë të gjatë biologjike mund të themi. Kadare nuk ka ndenjur gjatë në jetë, Kadare ka vepruar gjaaaatë për atë është i pavdekshëm.
Po e ndaj me ju lexues një ndodhi mjaft të natyrshme të pleqërisë të filozofit norvegjez Arne Næss, si krahasim se si filozofi e ndërmjetësonte pleqërinë dhe qytetarët norvegjez e mirëkuptonin pleqërinë e filozofit.
Arne Næss. ( 1912 – 2009) Kur u plak Arne e bleu një kukull për vete, të cilën e emërtoi Timotei. Plaku është si fëmija, fëmija do sa më shumë lojë shprehej Arne. Arne, më kukull në dorë i hipte sajës e rrëshqite më fëmije, lozte më fëmije. Arne Næss me 1998, nëntë vjet para se të vdes e shkroi librin e fundi ”Livsfilosofi” ( shqip) Filozofia e Jetës, besomni me qindra metra ishte rendi i qytetarëve për ta blerë librin, me nënshkrim personal të filozofit.
Në një TV program dokumentar për Arnen, katër pesë vjet para se te vdiste filozofi, gazetari e pyet!? Arne, ( si në turp) si po e ndien veten prej se të kap demenca!? Arne përgjigjet: u kënaqa, katër pesë herë kaloj lagjes sime, po lagjeje nuk me dukët asnjëherë e njejta . Kur vdiq Arne Næss, Jens Stoltenberg ishte kryeministër. Norvegjia shpalli ditë zie për filozofin Arne.
Ne, shqiptarët nuk jemi norvegjez! Mere me mend në këtë moshë, Qosja, Kadare me ble kukull, me luajt me kukull me rrëshqit me saj me fëmije, të gjithë ne i kishim bolizue deri në çmenduri. Kam përshtypjen se disa shqiptarë, shkrimtarë e njerëz më sedër të sëmur nuk po e ruajnë Ismail Kadaren plak nga Ismail Kadare, më qellim me baltos edhe Kadaren e ri, Kadaren shkrimtar, Kadaren gjeni. Bash në K.. këta idiotë.