Starbucks po sjell një shije tjetër- kafe me vaj ulliri. Kompania po nxjerr një linjë të re pijesh të bëra me vaj ulliri ekstra të virgjër. Për të qenë të qartë, pijet nuk janë thjesht të aromatizuara me vaj ulliri. Secila është bërë me të vërtetë me një lugë vaj, duke shtuar 120 kalori në total.

Tre pije me vaj ulliri janë në dispozicion për shitje në kafenetë Starbucks në Itali duke filluar nga kjo javë. Secila përfshin Oleato, fjalën e Starbucks për linjën e re, në emrin e saj, raporton ‘CNN’.

Ka një Oleato latte me qumësht tërshëre dhe vaj ulliri, një ekspres Oleato me akull me qumësht tërshërë, aromë lajthie dhe vaj ulliri, dhe pije e ftohtë me shkumë të artë Oleato, e bërë me një version të shkumës së qumështit të ëmbël të Starbucks të mbushur me dy racione vaj ulliri. Versionet e këtyre pijeve do të mbërrijnë në Kaliforninë Jugore këtë pranverë dhe në tregje të tjera në Mbretërinë e Bashkuar, Lindjen e Mesme dhe Japoni.

Starbucks shpesh ndryshon menunë e tij, duke nxjerrë artikuj sezonale duke prezantuar përbërës të rinj si në rastin e qumështit të tërshërës. Kjo nisje është shumë më e madhe, tha për CNN Brady Brewer, shefi i marketingut të Starbucks. “Është një nga lançimet më të mëdha që kemi pasur në dekada,” vuri në dukje ai.