Do të ishte e pakuptimtë të kërkonim mençuritë nga të gjithë popujt e botës e të mos shfletonim ato të fqinjëve tanë.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë sot një koleksion të ndritshëm të meçurisë malazeze. Me bindjen se do t’i lexoni me kënaqësi presim nga Ju të mos largoheni pa na thënë cilën pëlqyet më së shumti prej thënieve mëposhtë:

Lavdëro djalin kur të ketë mjekërr, vajzën kur të martohet dhe veten asnjëherë.

Edhe ajo që nuk është e ndaluar mund të mos jetë e moralshme.

Elefanti pas vetes lë dhëmbët, tigri lëkurën, ndërsa njeriu emrin e vet.

I ndershmi më shumë jep sesa merr.

Kalit të dobët i hipin të gjithë.

Ku hyn frika, largohet mençuria.

Më shumë heshtje, më pak zemërim.

Mos llogarit lëvdatën por lavdëruesin.

Mos u dashuro deri në atë shkallë sa të mos dish të thuash kur bie shi.

Mysafir i mir, nikoqir i keq.

Nuk të kruan dora e huaj.

Pa liri as malet nuk i ngroh dielli.

Për ëmbëlsira i pari, për të hidhura i fundit.

Rrëfimit të gjatë i humb vlera.

Rryshfeti edhe gomarin e bën me shalë kali.

Sa është gjallë – mos qoftë, e kur nuk është – ah po të ishte.

Sa më e gjatë jeta, mëkatet më të mëdha.

Shqiptarët edhe kur s’kanë nevojë kujtohen për kanunin.

Vështirë për trupin që bart kokën e zbrazët.

Ndjenjat verbojnë nganjëherë arsyen.

Ajo që nuk thuhet, nuk dëgjohet.

Apostujt e rremë kanë dështuar, e vërteta ka mbetur.

Aty ku këndon pula mungon gjeli.

Barojat gjithmonë i kanë rrënjët thellë.

Çdo kohë e mbart barrën e vet.

Delet e huaja kanë më shumë dhjamë.